U gjet i pajetë pak ditë më parë, zbulohen detajet tronditëse për Mac Miller, ish-in e Ariana Grande

Në moshën 26 vjeçare, të premtën që lam pas u nda nga jeta Mac Miller.

ShowBiz

13/09/2018 22:43

Vdekja e papritur e tij i ka shokuar të gjithë, madje edhe ish-in  Ariana Grande e cila fillimisht ishte e dyshuara kryesore.

Mac Miller dhe Ariana Grande i dhanë fund lidhjes së tyre 2 vjeçare pak muaj para se reperi të gjendej pa shenja jete në banesën e tij, shkruajnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.

Një natë para se reperi Mac Miller të ndahej nga jeta, ai mblodhi një grup miqsh për të kaluar pak kohë me ta. Ata qëndruan bashkë deri në orët e para të të premtes së 7 shtatorit. Trupi i Mac Miller u gjet i pajetë rreth mesditës së të premtes.

Burime pranë policisë thonë për “TMZ” se Miller kishte ndërrruar jetë shumë orë përpara se oficerët e policisë të gjenin trupin. Ata shkuan në apartamentin e tij pasi dikush kishte njoftuar se 26-vjeçari nuk merrte dot frymë. Gjithashtu burimet thonë se pranë tij ishin gjetur sasi të lëndëve narkotike, pavarësisht se policia është përpjekur që t’i fshehë gjurmët. Megjithatë rezultatet e vërteta do i tregojë autopsia e cila pritet të dalë së shpejti./Lajmi.net/