U dorëzuan 984 kopje të librave amzë

Deri më sot, EULEX’i ia ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës më shumë se 10,121 kopje të librave amzë të cilat i mbulojnë 18 komuna, që paraqet më shumë se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të këtyre librave që vlerësohet se ndodhen në Serbi.

Lajme

10/12/2013 12:57

Përfaqësuesit e EULEX’it ia dorëzuan sot Agjencisë për Regjistrim Civil 984 kopje të vërtetuara të librave origjinalë amzë civilë dhe fetarë me të dhënat për lindjet, martesat dhe vdekjet për komunën e Mitrovicës (735) dhe Zveçanit (249).

Për këtë ka njoftuar EULEX, përmes një komunikate për shtyp, në të cilën thuhet:

“Këto kopje janë kryer dhe janë vërtetuar gjatë muajit të kaluar si pjesë e një projekti të financuar nga BE’ja me bazë në Nish, Serbi, në të cilin është përfshirë EULEX-i, Zyra e BE-së në Kosovë/PSBE, Këshilli Danez për Refugjatë si partner zbatues dhe ekipet nga Kosova dhe nga Serbia”.

“Vlerësohet se janë gjithsej afërsisht 12,036 libra amzë origjinalë. Procesi i vërtetimit të kopjeve të librave origjinalë amzë civilë dhe fetarë është rezultat i drejtpërdrejtë i marrëveshjes së dialogut të lehtësuar nga BE’ja të arritur më 2 korrik 2011 ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit”.

“Ky projekt në Nish e paraqet fazën e parë të krijimit të një Regjistri Civil plotësisht të besueshëm dhe të qëndrueshëm në Kosovë, që është një parametër i rëndësishëm nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave”.

Deri më sot, EULEX’i ia ka dorëzuar autoriteteve të Kosovës më shumë se 10,121 kopje të librave amzë të cilat i mbulojnë 18 komuna, që paraqet më shumë se dy të tretat e numrit të përgjithshëm të këtyre librave që vlerësohet se ndodhen në Serbi.

“ Pas dorëzimit tek Agjencia për Regjistrim Civil, kopjet e vërtetuara janë lidhur me kopertina të trasha në Prishtinë në zyrat e Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, me financimin nga Zyra e BE’së, dhe pastaj u janë dorëzuar autoriteteve komunale vendase për përdorim të përditshëm në zyrat komunale të gjendjes civile. Procesi i përdorimit të përditshëm të kopjeve të vërtetuara është duke u përcjellë nga EULEX’I”.