U aksidentua para disa ditëve në Deçan, vdiq dje në QKUK

Një person i cili ishte aksidentuar para një jave në fshatin Rastavicë të Deçanit ka ndërruar jetë në mesditën e djeshme në QKUK.

Lajme

31/08/2018 09:22

Aksidentet me fatalitet në Kosovë nuk kanë të ndalur. Policia e Kosovës ka njoftuar për një tjetër viktimë të aksidentit.

“Fsh. Rastavicë, Deçan 24.08.2018 – 14:40. Sot më 30.08.2018 në QKUK ka ndërruar jetë një mashkull K/Shqiptar që ishte duke u trajtuar pasi si pasojë e një aksidenti trafiku”, thuhet në njoftimin e policisë.

Trupi i pajetë me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion. /Lajmi.net/