Turp çfarë i ka bërë gjyqtari Rakiticit në El Clasico (VIDEO)

Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka treguar diçka të pabesueshme pas El Clasicos.

Sport

30/07/2017 08:23

Ai deklaroi që gjyqtari i ndeshjes. Jair Marrufo, e ka ofenduar tri herë.

“Ata që më njohin e dinë që është e vështirë të nervozohem. Por, gjyqtari më ka ofenduar tri herë. Unë zakonisht kam respekt për ta, por ai e teproi”, deklaroi Rakitic, përcjellë “Lajmi.net”.

“Fitorja na jep besim. Ishte vetëm një miqësore. Do të shohim nëse do të jemi më të mirë se Real Madrid”.

“Mendoj që turneu ishte shumë pozitiv. Ndeshjet kanë pasur ritëm të mirë. Gjithsesi kur fitoni, gjithmonë e shijoni më shumë”, shtoi ai. /Lajmi.net/