Tupakun e vrau reperi i famshëm P Diddy? (FOTO)

Rivaliteti i ashpër i grupeve të repit nga bregu i Lindjes dhe Perëndimit të SHBA-së, kishte përfunduar me vrasjen e Tupak Shakur, 25 vjeçar, në vitin 1996.

Bota

04/02/2016 14:41

Tani, detektivi i pensionuar Greg Kading thotë se i gjithë sulmi ndaj Tupakut kishte qenë i përgatitur nga Sean ‘P Diddy’ Combs, që atëherë ishte njohur si Puff Daddy.

Edhe për vrasjen e reperit tjetër të njohur Christopher ‘Biggie Smalls’ Wallace 6 muaj më vonë thuhet se kishte qenë si pjesë e këtyre rivaliteteve mes dy rep grupeve, raporton lajmi.net.Tupac & Jada Pinkett

Kading në një dokumentar thotë se Combs e kishte punësuar anëtarin e bandës Crips, Duane Keith ‘Keffe D’ Saivs për ta vrarë Shakur, vrasje për të cilën do të paguhej 1 milion dollarë.

Davis gjithashtu thuhet se ishte punësuar për ta vrarë edhe menaxherin e Tupakut, Marion ‘Suge’ Knight.

Por, në vend të kësaj, Keffe thuhet se ia ka lënë përsipër vrasjen nipit Orlando ‘Baby Lane’ Anderson.Puff Daddy performs during Hot 97's 'Busta Rhymes And Friends: Hot For The Holidays' concert at Prudential Center on December 5, 2015 in Newark, New Jersey. (Photo by Taylor Hill/FilmMagic)

Ishte pastaj kur Anderson e kishte vrarë Tupakun pasi që ai ishte larguar nga një ndeshje boksi e Mike Tyson me 7 shtator të vitit 1996, thotë Kading, transmeton lajmi.net.

Dokumentari ‘Murder Rap’, e përfshin edhe një intervistë të vitit 2008 ku Keffe kishte thënë se e ka dëgjuar Diddyn të flet për vrasjen e Tupakut.Tupac & Suge Knight

Ai kishte deklaruar në një dhomë të mbushur me anëtarë të bandës Crips se do të jepte gjithçka për kokën e Tupakut edhe Knight, raporton Huffington Post, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu tregon se në një intervistë të policisë reperi i kishte treguar se i ka ofruar 1 milion dollarë për vrasjen e Tupakut dhe menaxherit të tij.

Kading thotë se e ka vënë në ‘kurth’ Keffe duke e bërë atë të tregoj detaje rreth vrasjes së Tupakut për të iu shmangur dënimeve më të gjata për krime tjera, transmeton lajmi.net.

Kading gjithashtu tregon se si hakmarrje për vrasjen e Tupakut, menaxheri i tij Knight e kishte urdhëruar vrasjen e shokut të ngushtë të Combs, Biggie Smalls.

Ai thuhet se e kishte paguar anëtarin e bandës Blood, Wardell ‘Poochie’ Fouse ta kryej vrasjen për vetëm 13 mijë dollarë. /lajmi.net