Tunizia 1:2 Anglia, dihet lojtari më i mirë i ndeshjes

Harry Kane është zgjedhur lojtari i ndeshjes në fitoren 2:1 të Anglisë ndaj Tunizisë.

Sport

18/06/2018 22:02

Kombëtarja e Anglisë ka regjistruar start të mirë në Kupën e Botës, duke mposhtur 2:1 Tunizinë në Sochi.

Sulmuesi i Tottenham realizoi të dy golat për Anglinë, madje të dytin dhe të fitores e arriti në kohën shtesë të ndeshjes.

E kush tjetër e ka merituar më shumë se ai çmimin lojtari i ndeshjes./Lajmi.net/