Trump: Ushtria amerikane e gatshme nëse Koreja e Veriut vepron pa maturi
Presidenti Donald Trump ka thënë që ushtria e SHBA-ve është “e gatshme dhe e ngarkuar” për t’u marrë me Korenë e Veriut, kështu duke thelluar edhe më shumë deklarata të ashpra.
Bota
“Zgjidhjet ushtarake tashmë janë të vendosura dhe të gatshme në qoftë se Koreja e Veriut vepron pa maturi. Shpresoj që Kim Jong Un do të gjej një rrugë tjetër” ka shkruar Trump në Twitter.
Këto deklarata të Trump vijnë pasi që Koreja Veriore e ka akuzuar atë që e ka shtyrë vendin në prag të një lufte nukleare.
Pyongyang është duke finalizuar një plan për hedhjen e raketave në territorin amerikan në Guam.