Tri vjet nga vrasja e doganierit të EULEX-it

Sot tri vjet në Zveçan është vrarë zyrtari i EULEX-it, Audrius Senavicius.

Lajme

19/09/2016 07:28

Ai është vrarë derisa po shkonte në punë në pikën doganore e quajtur Porta 1. Persona të panjohur kanë shtënë në veturën që bartte pjesëtarët e EULEX-it ku nga plumbat ka mbetur doganieri Senavicius.

Doganieri Senavicius ka qenë nga Lituania dhe deri më tani askush nuk është arrestuar për vrasjen e tij.

Në përvjetorin e tretë të vrasjes së policit lituanes sot në Mitrovicën veriore do të mbahet një konferencë për media ku do të marrin pjesë përfaqësues të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës.

Konferenca do të mbahet në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Mitrovicën Veriore, në orën 12:00.