Treni e godet veturën në Klinë, ka të lënduar

Në fshatin Jagodë të Klinës ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.

Lajme

30/07/2018 11:24

Treni ka goditur veturën Mercedes duke e shtypur në pjesën anësore ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë menjëherë Policia e Kosovës.

“Janë dy të lënduar që ptani por dërgohen në spitalin e Pejës”, ka deklaruar për GazetaMetro zëdhënsi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.

Ndërkohë mbetet të mësohet sa serioze janë lëndimet që kanë pësuar 2 personat e lënduar që gjendeshin brenda veturës.