‘Tre musketierët’ ndezin publikun në Tiranë, publikohen momente të veçanta

'Tre musketierët', Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda me datën 4 tetor performuan live dhe vetëm rock 15 këngë.

ShowBiz

05/10/2018 12:02

Këngëtarët kanë kënduar hitet që lanë gjurmë gjatë karrierës së tyre duke sjell një atmosferë të paharruar, shkruan lajmi net.

Dhe tani është kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i cili ka publikuar disa momente të veçanta nga koncerti i tyre.

“Legjendat e Rock-ut shqiptar ndezën dje Amfiteatrin e Liqenit.?? @aleksandergjokaofficial , Elton Deda dhe @redon.makashi dhuruan për publikun e Tiranës një koncert plot emocione ?dhe nostalgji ?. Festa po kaq të bukura na presin ende!”, shkruan ai.

Nuk ka dyshim se me hitet e realizuara deri më tani kanë ngjallë emocione të forta tek publiku shqiptar. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Boi57QVHHta/?hl=en&taken-by=erionveliaj