Tjetër denoncim ndaj Anjeza Shabanit, ka dhunuar edhe një tjetër fëmijë

Administratorja e kopshtit ‘Diren’ Anjeza Shabani, e cila është e arrestuar dhe sot iu dha masa e sigurisë arrest me burg, do të përballet edhe me një tjetër denoncim.

Lajme

23/06/2016 16:32

Syri.net ka mësuar se një tjetër prind me inicialet B.K ka bërë denoncim ditën e djeshme ndaj Anjeza Shabanit.

Ai thotë se fëmija i tij 4-vjeçar është dhunuar nga administratorja e kopshtit.

Sipas denoncimit në polici, fëmija i tij është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht.

E njëjta situatë me atë të vogëlushit 3-vjeçar që u denoncua me video në emisionin ‘STOP’, ku Anjeza Shabani shfaqej duke dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht 3-vjeçarin.