Tjetër aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë (Foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Arllat, në magjistralen Prishtinë - Pejë.

Lajme

18/07/2017 20:22

Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura VW golf 4 dhe VW golf 5, shkruan lajmi.net.

Policët që kishin dale në vendin e ngjarjes kanë thënë se ka pasur të lënduar të cilat janë përcjellë për në QKUK, por që nuk kanë qenë në rrezik për jetë.

Në këtë magjistrale, respektivisht në vendin e quajtur “Kroni i Mbretit”, sot është shënuar edhe një aksident tjetër i rëndë, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. /Lajmi.net/

akident