Tito para se të vdiste, dëshironte të bënte vetëvrasje (Video)

Dëshmitë tronditëse publikohen për vdekjen e ish Presidentit të Jugosllavisë, Josip Broz Tito. Ai dy muajt e fundit ka qenë në gjendje të pavetëdijshme (komë), ndërsa para se të hyjë në këtë gjendje, atij i është thënë se duhet t'i amputohet këmba e majtë.

Lajme

30/04/2016 11:48

Sapo mori këtë lajm tronditës, Tito nga mjekët e tij, ati tentoi që të bëjë vetëvrasje me pistoletën e tij.

Këtë gjë e ka thënë njëri nga bashkëpunëtorët e Titos, shkruan Zhurnal.

“Tito shumë seriozisht mendonte që ta shfrytëzojë pistoletën dhe me atë pistoletë të bëjë vetëvrasje, në rast se i pritej (amputohej) këmba e majtë”, ka bërë të ditur një bashkëpunëtor i ish Presidentit të ndjerë jugosllav në emisionin “Në Qendër” që do të emetohet të hënën në ora 22:00 në Televizionin Kanal 5./ lajmi.net.

YouTube player