Tiranë, djali vret babanë

(E plotësuar)Policia njoftoi se rreth orës 21:10,  në rrugën “Zef Jubani”, në afërsi të shkollës “Dëshmorët e Lirisë”, tek pallati “Bion”, në katin e gjashtë, pas një konflikt në familje, ka gjetur vdekjen e shtetasi Artur Kurti.  

Lajme

04/04/2016 22:12

Viktima Artur Kurti ka hyre me thike ne dore ne banese dhe eshte perleshur me djalin dhe kunatin, ku ka plagosur kunatin. Me pas ne rrethana ende te pa qarta ne perleshje e siper shtetasi Artur Kurti ka gjetur vdekjen si pasoje e plageve me thike. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin e autorit të dyshuar të ngjarjes shtetasit J. Kurti , djali i viktimes. Njëkohësisht  shtetasi L. R.  Qe ka mbetur i plagosur  ndodhet ne S.Q.U. në gjendje të rëndë shëndetësore(kunat)me viktimen”


 

Një person është vrarë në zonën e ish bllokut. Dyshohet se dy ngjarje të rënda kanë ndodhur pranë njëra tjetrës. Mësohet se në rrugën Zef JUbani, djali ka vrarë babain pas një sherri në shtëpi.

Mësohet se një person i quajtur Artur Kurti, ka pasur konflikt me bashkëshorten e tij dhe në sherr e sipër është vrarë nga i biri që mendohet se po mbronte nënën e tij. Shumë pranë kësaj ngjarjeje janë dëgjuar të shtëna armësh. Dëshmitarët thanë se një femër ka mbetur e plagosur, por informacionet janë ende të paqarta./lapsi.al