TheSun: Dua Lipa ndahet nga Paul Klein, i kthehet kontaktit me ishin- Isaac Carew

Krahas jetës profesionale, Dua Lipa disa herë është përfolur për jetën private.

ShowBiz

22/01/2018 10:26

Pas ndarjes nga Isaac Carew, këngëtarja filloi lidhjen me muzikantin Paul Klein, shkruan TheSun, transmeton lajmi.net.

Ylli i hitit “New Rules”, tashmë ka filluar të shkruan mesazhe me ishin e saj, kuzhinierin dhe modelin e famshëm Isaac, me të cilin u lidh dy vite më parë.

“Unë mund të zbuloj se ajo është ndarë nga Paul Klein pas pesë muajsh lidhje dhe i është kthyer kontaktit me ishin e saj Isaac Carew”, citohet një burim.

Dua dhe Paul, i cili është pjesë e grupit rock “Lany”, u takuan në koncert në Hyde Park të Londrës verën e kaluar dhe kaluan Krishtlindjes së bashku në Londër.

Një burim tha: “Dua dhe Paul kishin një kohë vërtet të mirë së bashku, por gjërat nuk funksiononin. Ajo është shumë pozitive për këtë situatë dhe ka derdhur emocionet e saj në albumin e saj të ri, të cilin ajo e ka shkruar në Xhamajka dhe Los Anxhelos.”

“Ajo ka sërish kontakt me Isaac-un, me të cilin u nda vitin e kaluar, por ka qenë jashtë vendit javët e fundit kështu që nuk janë takuar me njëri-tjetrin.

Megjithatë, ka shumë lajme të mira nga Dua Lipa, ajo është nominuar në pesë kategori në “Brit Awards”, ndërsa me projektin e ri “IDGAF” ka marrë 35 milionë klikime.  /Lajmi.net/