Thaçi vazhdon të marrë urime për postin e presidentit

Presidenti i sapo zgjedhur nga Kuvendi i Kosovës, Hashim Thaçi, që nga e premtja ka vazhduar të marrë urime të shumta për zgjedhjen e tij president.

Lajme

29/02/2016 16:11

Edi Sejdiu, këshilltar për protokoll i Thaçit ka thënë për Telegrafin se nga e premtja, presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi ka pranuar shumë urime nga liderë politikë, politikanë, burrështetas e diplomatë, të cilët e kanë telefonuar apo i kanë shkruar e-mail, por ai sqaron se urimet zyrtare vijnë pas inaugurimit të tij si President i Republikës së Kosovës kur edhe e merr zyrtarisht mandatin.

“Kur presidenti i zgjedhur inaugurohet dhe merr zyrtarisht mandatin presidencial, atëherë edhe fillojnë urimet me shkrim dhe notat verbale nga homologët dhe burrështetasit nga e gjithë bota, sepse tek atëherë presidenti bëhet me adresë zyrtare”, ka thënë Sejdiu.