Thaçi uron Limajn

Kryeministri Thaçi thekson se me këtë proces gjyqësor u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme

17/09/2013 14:36

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përshëndeti vendimin për shpalljen të pafajshëm të Komandantit të UÇK’së, Fatmir Limaj dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Kryeministri Thaçi deklaroi se me këtë proces gjyqësor u dëshmua edhe një herë pastërtia e luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, që nga fillimi i këtij procesi ndaj komandantit Fatmir Limaj dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së ka besuar fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe në  drejtësinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Kryeministrit Hashim Thaçi.