Thaçi takon Presidentin Meta, në Munih

Presidenti Hashim Thaçi është duke qëndruar në Munih ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë atje.

Lajme

15/02/2019 13:59

Ai takimin e parë e ka zhvilluar më Presidentin shqiptar, Ilir Metën.

“Takimin e parë në Konferencën e Sigurisë në Munih e zhvillova me Presidentin e Shqipërisë, Ilir Metën”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.

“Në prag të 11 Vjetorit të Pavarësisë, e falënderova presidentin Meta dhe Shqipërinë për kontributin e jashtëzakonshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, thotë presidenti. /Lajmi.net/