Thaçi takohet me regjisorin e famshëm Haggis, pajtohen se Kosova ka rini të talentuar (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar sot me regjisorin e njohur Paul Haggis. Haggis është fitues i dyfishtë i çmimit Oscar, ai bashkë me Presidentin janë pajtuar që Kosova ka rini të talentuar.

Lajme

20/07/2017 14:55

 

Haggis ka vizituar Kosovën në kuadër të festivalit të filmit PriFest, i cili mbyll sonte edicionin e nëntë në Prishtinë, transmeton Express.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Ardhja e regjisorit dhe skenaristit, Paul Haggis në Kosovë, në kuadër të “PriFilm Fest”, ishte një mundësi unike për artistët e rinj kosovarë që të mësojnë nga përvoja e tij e jashtëzakonshme në industrinë e filmit.

Me regjisorin Haggis u pajtuam që Kosova ka rini që ka talentin dhe kreativitetin për të treguar historinë e Kosovës dhe për të ndërtuar dhe promovuar në botë identitetin e shtetit tonë të ri. HTH

thaca