Thaçi: S’besoj se dikush në VV është kundër Kurtit për arsye personale

Opinionisti, Jusuf Thaçi duke komentuar zhvillimet e fundit në Vetëvendosje, ka thënë se edhe nëse dikush është kundër Albin Kurtit në Vetëvendosje, nuk ka të bëjë me çështje personale.

Lajme

11/12/2017 18:56

“Nuk besoj se dikush në Vetëvendosje është kundër Albinit për arsye personale, që i bie që duhet të jetë konceptuale ose për shkak të interesave të pushtetit që domethënë se dikush mund ta shohë Albinin si pengesë për të ardh në krye të pushtetit”.

“Është vështirë të anashkalohet Albin Kurti në Vetëvendosje se përveç se është themelues është edhe kontribues i madh”.

Por sipas Thaçit që ishte i ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës ka treguar edhe arsyet se pse Albin Kurti është i  kontestueshëm në Vetëvendosje.

“Arsyeja pse Albini është i fuqishëm është pikërisht se është mishërimi më i mirë, i Vetëvendosjes, ai e mishëron idenë e Vetëvendosjes si koncept e filozofi por edhe si mekanizëm që funksion në praktikë”.

“Albini është shembull i aktivistit normalisht edhe për shkak të kontributit e sakrificës së tij për një kohë të gjatë”.

“Është i pakontestueshëm si autoritet moral në Lëvizjen Vetëvendosje”.

Thaçi ka thënë poashtu se është krejtësisht normale nëse Vetëvendosja ndahet.

“Parimisht, arsyeja se grupacionet e njerëzve qëndrojnë brenda një organizate, subjekti politik është se ndajnë koncepte të përbashkëta, bindje, besime, qëndrime, dhe kur vjen cilado qofshin arsyet, dhe këtë na e ka borxh Vetëvendosja të na tregojë shkaqet e dallimeve, gjëja më normale është se do të duhej me u nda”.

“Është absurde të funksionosh brenda një partie nëse ke qëndrime të ndryshme”.

Por sipas tij, ajo që duhet të bëjë Vetëvendosja është të sigurohet se zgjedhjet e brendshme të jenë të mirëfillta.

“Vetëvendosja duhej të sigruohej se mekanizimi që organizon zgjedhjet e brendshme me funksionu shumë mirë dhe të organizojë zgjedhje të mirëfillta”.

“Është fjala për dallime substanciale, votuesi duhet ta ketë të qartë se kush është kush, kush çka synon dhe me ju nënshtru procesit zgjedhor të mirëfilltë”.