Thaçi: Produktet vendore rrisin punësimin

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, të cilën ai njofton ta ketë bërë në Kijevë të Malishevës, është takuar me një entuziast që po prodhon jogurt e djath nga qumështi i dhive dhe deleve, kurse të tillët tha se do t’i ndihmojë Fondi i Punësimit.

Lajme

23/04/2014 22:53

Mbështetjen për ndërmarrësit e këtillë kryeministri Thaçi e bëri të ditur të mërkurën në mbrëmje në profilin e tij në “Facebook”.

ja edhe postimi i plotë i tij në FB:

“Vizitova ditë më parë Kijevën e Malishevës, ku një ndërmarrës entuziast, Brahim Kryeziu kishte vendosur të fillon prodhimin e jogurtit dhe djathit nga qumështi i dhive dhe deleve. Produkte shumë të shijshme vendore që janë krejtësisht organike”.

“Fondi i Punësimit do të ndihmon ndërmarrësit e këtillë që kanë vizion të arrijnë edhe tregjet europiane dhe kështu ta rrisin punësimin”.