Thaçi përsëritë premtimet edhe në Kuvend

Kryeministri Hashim Thaçi ka shfrytëzuar foltoren e Kuvendin për të përsëritur premtimet për uljen e pagesat semestrale për studentët. Ai këtë e ka bërë pasi që deputeti i VV, Faton Topalli parashtroi një pyetje për Ministrin e Bujqësisë.

Lajme

10/04/2014 11:56

Thaçi ritheksoi edhe njëherë se vendimi i tij do të prek rreth 60 mijë student dhe po ashtu është vendosur që të rritet numri i bursave të shpërndara për studentët në universitetet publike.

“Më lejoni që të përsëris se të gjithë studentët të universiteteve publike do të jenë të liruar nga pagesa e semestrave për 50 për qind,  për studentët Bachelor, Master dhe kandidatët për doktoratë. Gjithashtu, 50 për qind do të ketë zbritje për studentët që banojnë në konvikte dhe që hanë ushqim në mensë”.

“Nëse një familje ka më tepër se një student, do të paguaj vetëm për një student dhe jo për të tjetër, sepse të tjerët do të jenë gratis”.

“Ndërsa, për maturantët aktual regjistrimi i tyre dhe shkollimi i tyre për vitin e parë do të jetë krejt gratis. Në të njëjtën kohë, dëshiroj të theksoj se ne kemi vendosur sepse aktualisht kanë qenë 1 mijë bursist në universitetet publike, ndërsa tani e tutje do të jenë 1500 bursist student”. “Faleminderit për mirëkuptimin. Përfitues do të jenë rreth 60 mijë student”, tha Kryeministri Hashim Thaçi, sot në Kuvend.