Thaçi për kërcënimin e Vuçiqit me ushtri: Nuk iu kish kthye asnjë ushtarë në Serbi

Duke u përgjigjur në manovrat e Serbisë ditëve të fundit, presidenti Thaçi në një intervistë për Jeta në Kosovë  ka thënë se verimet e dy ditëve të fundit të Serbisë dhe presidentit Vuçiq i ngjajnë atyre të Kim Jong Unit të Koresë së Veriut.

Lajme

29/03/2018 21:02

Kërcënimet e tij, sipas Thaçit janë boshe, të thata.

“Ka thënë që do ta nisë ushtrinë në Kosovë. E kish kthyer në gjysmë të udhës, njëjtë si me trenin. Nuk iu kish kthyer asnjë ushtarë në Serbi”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, telefonat e presidentit serb me presidentin rus dhe Bjellorusisë tregojnë më së miri orientimin e Serbisë dhe te presidentit Vuçiq.

“Kërcënimet e Vuçiqit nuk i kanë bë askujt përshtypje, më së paku mua. Nuk më kanë tremb as kërcënimet e Vuçiqit, as të Millosheviqi.”. ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Kosova është shtet sovran dhe i pavarur.

Lexoni edhe:

Thaçi: Hyrja ilegale e Gjuriqit në Kosovës, inskenim i Vuçiqit