Thaçi për çaj në Prizren (Foto)

Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ka zgjedhur Prizrenin e mbuluar me borë për të kaluar këtë fundjavë. 

Lajme

28/12/2014 16:59

Thaçi i shoqëruar edhe nga ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, i cili ka prejardhjen nga këto anë, kanë ndaluar një një çajtore të lagjes “Kurilla” në Prizren, ku janë ngrohur me çaj turk, tradicional edhe në Kosovë. 

“Të dielen pasdite e kalova në Prizrenin e zbardhur nga dëbora. Nuk mungoi as shahu me miqtë e vjetër në çajtoren e lagjes Kurilla”, ka shkruar Thaçi në Facebook. (lajmi.net)