Thaçi: Mbi 50 mijë vullnetarë po e pastrojnë Kosovën, këta janë heronjtë tanë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se mbi 50 mijë vullnetarë sot po e pastrojnë Kosovën anë e kënd.

Lajme

24/05/2016 12:40

Vlerëson se vendi ynë ka pasuri të shumta. Andaj fton të gjithë që këto pasuri t’i çmojmë dhe të kujdesemi për ato.

“Këta vullnetarë janë heronjtë që sot i nevojiten shtetit tonë, patriotë që kujdesen për të tashmen por edhe për të ardhmen e Kosovës, të qytetarëve të saj dhe brezave që do të vijnë. Shembullin e këtyre vullnetarëve ta ndjekim të gjithë”, ka shkruar Thaçi./lajmi.net