Thaçi: Kriza në Maqedoni etnike, jo politike
Kryetari i PDSH-së opozitare, Menduh Thaçi, vlerëson se problemi kryesor në Maqedoni nuk është kriza mes partive maqedonase, por çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve.

Lajme
Gjatë një iftari të shtruar në Tetovë, Thaçi tha se shqiptarët në Maqedoni janë të shkelur, nuk kanë të drejta, kurse në aspektin ekonomik janë të diskriminuar.
“Problemi kryesor në Maqedoni nuk është kriza politike virtual mes disa grupacioneve maqedonasve, por kriza e vërtet politike dhe etnike që maqedonasit vazhdojnë me kokëfortësi, shpeshherë edhe me hile duke e bindur bashkësinë ndërkombëtare në segmente të caktuara, t’i shkelë të drejtat e një populli që pretendon se është 40 për qind në Maqedoni”, tha Thaçi, shkruan AM.