Thaçi imponon fushatë të përqendruar rreth kandidatit për kryeministër

Për Isa Mustafën, parashikohet fundi i karrierës së tij politike nëse nuk del fitues me LDK-në, në këto zgjedhje. Po ashtu, në rast të humbjes, Hashim Thaçin, sipas analistëve, e presin qortime deri te lëkundja e pozitës si lider i PDK-së. 

Lajme

27/05/2014 09:06

Për Mustafën, analistët politikë parashikojnë se fitorja do të nënkuptonte mbijetesën e tij në politikë, kurse humbja fundin e karrierës.

Analisti Naim Rashiti fillimisht rikujton që këto zgjedhje kanë sjellë një risi, ngase gara po bëhet mes kandidatëve për kryeministër.

Këtë formë, ka nënvizuar ai, e ka orientuar Thaçi duke e mobilizuar fushatën rreth tij dhe më pak rreth partisë.

Një formë e tillë e fushatës, sipas Rashitit, po i imponohet tani edhe Mustafës.

“Kjo betejë e vendos Thaçin në qendër të vëmendjes duke marrë parasysh betejën edhe me ish-anëtarët e PDK-së Fatmir Limaj e Jakup Krasniqit të cilët dolën nga PDK-ja pikërisht për shkak të mospajtimeve me Thaçin, ka thënë ai për “Tribunën”.