Thaçi, edhe “shef” i FAK-ut

Kryeministri i Kosovës pritet të ketë rol kyç në emërimin e Shefit të Mbrojtjes dhe komandantit të Forcave të Armatosur të Kosovës. Propozimet që janë dërguar për ndryshime rrisin fuqinë e kryeministrit.

Lajme

26/03/2014 07:26

Kryeministri  Hashim Thaçi, krahas  fushatës që po bën duke kërkuar mandatin e tretë  në qeverisjen e vendit , po kujdeset që roli dhe fuqinë e tij ta shtoje edhe në institucionin që nuk është zyrtarizuar ende, Forca e Armatosur e Kosovës.

Sipas  gazetës Tribuna amendamentet që duhet ndërruar  në Kushtetutë tashmë janë dërguar në Gjykatën Kushtetuese, ndërsa nga ky proces pritet të preken gjithsej  13 nene në dokumentin më të lartë të vendit.

Siç raporton gazeta Tribuna, ajo që bie në sy është paragrafi 5 i nenit 126, kur flet për emërimin apo shkarkimin e komandantit të forcës.

Në këtë pikë presidenti si komandat suprem i FAK-ut, nuk do të mund të emëroj apo shkarko j Shefin e Mbrojtjes pa marrë edhe një vlerësim apo rekomandim nga kryeministri.

Ndërkaq në përmbajtjen aktuale të Kushtetutës neni 126 e precizon që komandanti e Forcës së Sigurisë së Kosovës  e emëron presidenti me rekomandim të qeverisë, ndërsa me ndryshimet e propozuara  fjala ‘qeveri’ është hequr duke u zëvendësuar me kryeministër.