Thaçi e krahason Gjykatën Speciale me hebrenjtë e persekutuar gjatë nazizmit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dalë edhe një herë publikisht dhe me deklarata të forta kundër Gjykatës Speciale, duke e quajtur atë një padrejtësi historike për Kosovën.

Lajme

14/02/2018 15:16

Në një intervistë për “Associated Press”, Thaçi ka thënë se kjo Gjykatë Speciale me juridiksionin për gjykimin e të dyshuarve Kosovarë për krime lufte ndaj serbëve, është një padrejtësi historike për Kosovën, duke shtuar se Qeveria e e Kosovës e ka pranuar atë me gjysmë zemre dhe me çmimin për lirinë dhe pavarësine politike të saj, transmeton lajmi.net.

“Pyetja dhe krijimi i një Gjykate për krime lufte të kryera kinse nga kosovarët, është njësoj si të kërkosh një Gjykatë për hebrenjtë e persekutuar gjatë kohës së nazizmit”, deklaroi Thaçi.

“Kosova ka zhvilluar një luftë mbrojtëse për ekzistencën e vendit dhe nuk e ka sulmuar askënd” shtoi Thaçi në këtë intervistë.

Në këtë  pjesë të kësaj interviste të Thaçit e botuar në “Washington Post” përmendet edhe lufta e Kosovës për pavarësi, si dhe intervenimi i NATO-s më 1999, që i dha fund agresionit serb në Kosovë./Lajmi.net/