Thaçi dekoron Ilir Shaqirin me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”

Presidenti i vendit e ka dekoruar me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës” këngëtarin Ilir Shaqiri i cili sipas tij dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike.

ShowBiz

14/02/2019 11:04

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur në zyrën e tij këngëtarin Ilir Shaqiri të cilin e ka dekoruar me medalje me mirënjohje, shkruan lajmi.net.

Thaçi këtë e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook pranë të cilit është shprehur se Shaqiri dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike.

“Shumë dëshmorë dhe heronj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë përjetësuar në këngët e tij. Artistin e mirënjohur, Ilir Shaqiri, sot e dekorova me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”. Ai dha kontribut të madh në kultivimin e këngës me motive patriotike! HTH”, ishin fjalët e Thaçit./Lajmi.net/