Thaçi: Dekada e dytë e shtetësisë do të sjell anëtarësimin në NATO dhe OKB

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi , në konferencën për bashkëpunim rajonal dhe integrim në BE ka deklaruar se Kosova sipas pritjeve do të jetë anëtare e NATO-s dhe OKB-së gjatë dekadës së dytë të shtetësisë.

Lajme

25/04/2018 10:31

“Jam i bindur se dekada e dytë e shtetit të Kosovës do të sjellë antarësimin në NATO dhe në OKB, shpresoj dhe besoj që edhe anëtarësimi në BE është i mundshëm”, deklaroi Thaçi.

“Ballafaqohemi me pesë vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo të gjitha e kanë përshëndetur dokumentin e Aahtisarit me të cilin e kemi shpallur Kosovën shtet, shembull Spanja ka traditë demokratike”, shtoi ai, shkruan lajmi.net.

Thaçi deklaroi se është në interes të Serbisë, që Rusia ta njoh pavarësinë e Kosovës, pasi siç deklaroi do ta lironte atë nga një barrë e rrejshme.

“Edhe në raport me Rusinë, është me interes jetik edhe të Ballkanit edhe Serbisë njohja e Rusisë për Kosovën, ne i respektojmë raportet Serbi-Rusi, mirëpo me njohjen e Kosovës Rusia do ta lironte një barrë të rëndë për Serbinë”, përfundoi Thaçi./Lajmi.net/

Lexo edhe:

Thaçi: BE nuk e do Kosovën e as Serbinë pa i mbyllur çështjet mes vete