Teuta Krasniqi ka shkruar disa fjalë zemre për babain, me rastin e ditëlindjes së tij

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi ka zgjedhur rrjetet sociale për t’ia dedikuar disa fjalë zemre babait të saj me rastin e ditëlindjes.

ShowBiz

25/10/2018 17:36

Prof.Dr.Asc, Milazim Krasniqi sot feston ditëlindjen e tij të 63-të,  shkruan lajmi.net

Andaj, me rastin e kësaj date të veçantë për familjen Krasniqi, ishte Teuta ajo e cila ka zgjedhur që t’ia dedikoi disa fjalë zemre atij me rastin e ditëlindjes.

”Jo rrallë herë, e kam cek se sa me fat jam që jam çika jote, sa me fat jam që jam rritë dhe eduku nga një babë me vlera të larta njerëzore, babë që na ka dhënë dashuri të pakusht dhe përkrahje të përhershme. Mbi të gjitha na ka mësuar që një ndër virtyret më të larta që njeriu duhet t’i ketë, është modestia. Faleminderit babi, faleminderit që je ky që je, faleminderit që na bënë krenar me vlerat dhe veprat tua. Urime ditëlindja, paç shëndet dhe mbarësi, bashkë me familje e njerezit tu të dashur. Të paçim” ishte urimi i rrallë i saj./Lajmi.net/