Tetë parregullsi regjistrohen në Prizren

Kryeprokurori në Prizren Admir Shala, në një lidhje direkte në Klan Kosova, tha se gjatë ditës së sotme në Prizren janë regjistruar tetë parregullsi.

Lajme

22/10/2017 15:13

“Kishte fotografime të votës dhe në komunën e Mamushës, një qytetar ka votuar dy herë. Kryesuesi në Mamushë së bashku me qytetarin janë ndaluar në polici. Edhe ata që kanë fotografuar votën, tre prej tyre janë ndaluar, dhe tani situata është e qetë”.

“Nuk dihet nëse fotografimi i votës është bërë për ndonjë përfitim financiar,por do ta hetojmë”, njofton Klan Kosova.

Shala tutje tha se edhe policia në Prizren është duke i ndërmarr të gjitha veprimet, me qëllim të parandalimit të parregullsive.