Tërmetet në Japoni, deri tani 28 të vdekur

Ka shkuar në 28 numri i të vdekurve në Japoninë jugperëndimore pas një tërmeti të fuqishëm që goditi vendin.

Bota

16/04/2016 16:15

Sipas mediave të huaja, orvatjet e ekipeve të kërkimi-shpëtimit për të shpëtuar sa më shumë njerëz janë duke vazhduar ende.

Ndërsa, të lënduar thuhet të jenë qindra persona të tjerë, kanë njoftuar autoritetet, , transmeton KosovaPress.

Dhjetëra të tjerë thuhet të kenë ngecur nën rrënojat e ndërtesave të shembura si pasojë e lëkundjeve të fuqishme.

Nga tërmeti i parafundit që kishte goditur Japoninë, të enjten, të vdekur kanë mbetur 9 persona./ Lajmi.net