Tentoi të grabis dyqanin, greku bën për spital shqiptarin

Një shqiptar në Greqi ka përfunduar në spital pasi u kap në flagrancë gjatë tentativës për të vjedhur një dyqan.

Lajme

26/04/2016 23:16

Shqiptari 41-vjeçar u pikas nga pronari grek 55 vjeç dhe djali i tij 27-vjeçar dhe të dy rrahën shqiptarin me shkopinj druri.

41-vjeçari përfundoi në spital si pasojë e dhunës së ushtruar, ndërsa u arrestua për vjedhje të mbetur në tentativë dhe qëndrim në Greqi pa dokumente të rregullta.

Ngjarja ka ndodhur në Mesolongi, ndërsa pronari i dyqanit akuzohet për lëndime trupore që i shkaktoi shqiptarit.