Teatri i ri, Basha: Barbari e Ramës mbi historinë dhe kulturën, vepër korruptive

Kreu i opozitës Lulzim Basha reagoi pasi qeveria “Rama” prezantoi projektin e ri për Teatrin Kombëtar.

Lajme

12/03/2018 22:03

Ai e quan një barbari që po i bëhet historisë dhe kulturës

“Barbaria e Edi Ramës mbi historinë, kulturën dhe kryeqytetin nuk ndalet. Me shembjen e Teatrit Kombëtar do të shuhet përgjithmonë një pjesë e historisë, do të prishet një vepër e trashëgimisë kulturore, do të shkatërrohet më shumë harmonia urbanistike dhe arkitektutore e qytetit”, shkruan Basha.

Sipas tij në vend të Teatrit Kombëtar, do të ngrihet një tjetër bllok gjigand betoni.

“Talibanizëm kulturor dhe historik dhe një tjetër skemë grabitqare PPP, nga një tjetër klient që do të rrëmbejë tokë publike dhe do ndërtojë kulla.

Një tjetër skemë e padëgjuar në botë për ndërtimin e veprave publike. Një tjetër zhvillim me godina të larta, paratë për të cilin nuk dihet nga vijnë. Një tjetër vepër korruptivo-kriminale e Edi Ramës” përfundon Basha./Gazeta Express