Të shtëna me armë në Parlamentin e Iranit

Persona të armatosur kanë qëlluar me armë në drejtim të rojeve të Parlamentit iranian, në Teheran.

Bota

07/06/2017 09:03

Sipas agjencisë Reuters, të paktën dy persona janë plagosur. Por, nga kryeqyteti iranian ka raportime konfliktuale në lidhje me incidentin, pasi ka informata se mund të jetë një pengmarrje ajo që po ndodh.

Agjencia e lajmeve iraniane Tasnim bën me dije nga llogaria në Tëitter se sulmuesit janë brenda Parlamentit dhe se shkëmbimi i zjarrit vazhdon.

Pengjet, sipas kësaj agjencie, janë personat që ndodheshin brenda Parlamentit në momentin që hynë agresoret.