Të gjithë përbërësit për kuzhinën e ëndrrave (Foto)

Nëse po mendoni të rimodeloni kuzhinën tuaj, apo keni një shtëpi të re për të mobiluar por nuk dini nga t’ia filloni, ju vijnë në ndihmë ekspertët me trendet më të fundit të 2017, nga të cilat mund të krijoni ide.

Lifestyle

16/06/2017 02:36

Falë blogerëve të ndryshëm në Instagram stili i qilarit është lajmi i madh i këtij viti, bashkë me kompozimet eco-miqësore etj.

Është stili i kuzhinës së organizuar në mënyrë të rregullt, me kavanoza, tasa, gjithçka që duhet brenda dy kapakëve, pikërisht në formën e një qilari. Ekspertët thonë se njerëzit po mundohen të bëjnë dollapet e ushqimeve më argëtuese dhe për ti mbajtur gjërat e freskëta.

Mermeri
Që nga laptopët, tek këllëfët e telefonëve, duket se mermeri ka këtë vit kohën e tij më të mirë. Kuzhinat me mermer janë mjaft popullore në faqet e internetit, me një stil të trashë, duke qënë zgjedhja e momentit.

Kompozimi
Ndërsa për versionin eco-miqësor janë mjetet e ndryshme që mund të përdoren më shume se për një funksion. Për shembull një tavolinë që mund të kthehet në një vazo lulesh.

Këndi i kafes
Ndryshe nga vitet e tjera këtë vit njerëzit po mundohen të krijojnë këndin e kafes në kuzhinë e tyre,të plotësuar me një dërrasë të zezë për të shkruar listat dhe porositë, dhe jo për ti ngjitur në frigorifer. /Lajmi.net/