Të gjithë njerëzit e Trumpit: Kështu do të mund të duket përbërja e re e Shtëpisë së Bardhë

Kohë para se të mbaheshin zgjedhjet për president të SHBA-ve, kishin filluar spekulimet se kush mund të ishin njerëzit që do ta përbënin kabineti i e presidentit tashmë të zgjedhur, Donald Trump.

Bota

09/11/2016 17:42

Tash pasi që republikani Donald Trump është bërë president i Amerikës, ekziston mundësia e madhe që në kabinetin e tij të gjenden disa persona më të vjetër se 70 vjeç, shkruan lajmi.net.

Presidenti Donald Trump dhe nënpresidenti Mike Pence për vete i kanë siguruar karriget, derisa spekulohet se pozicion të lartë të mbajë Rudy Giuliani (72) ish kryebashkiak i Nju Jorkut, për të cilin thuhet se do të jetë kryeprokuror i SHBA-ve.

Për sekretar të shtetit është paraparë Newt Gingrich (73), i njohur për udhëheqjen e të ashtuquajturit revolucion republikan në vitin 1994. Ai ka qenë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan nga vitit 1995 deri në vitin 1999.

Ministër i Mbrojtjes mund të jetë gjenerali i pensionuar i ushtrisë amerikane, Mike Flynn (58) dhe ish drejtor i Agjencisë së Mbrojtjes.
Për ministër të financave mediat amerikane përmendin Steve Mnuchin (53), bankier nga Wall Street dhe producent filmik.

flyn

Në krye të ministrisë së Tregtisë mund të gjendet Lew Eisenberg, njeriu që vije nga komitetit Kombëtar i Republikanëve. /Lajmi.net/