Të gjithë duan ndryshime, koalicionet pas zgjedhjeve

Disa subjekteve politike në Kosovë janë optimiste se do t’i fitojnë zgjedhjet parlamentare dhe do ta udhëheqin Qeverinë në të ardhmen. Për rrjedhojë, nuk priten koalicione parazgjedhore ndërmjet partive të mëdha.

Lajme

31/03/2014 10:08

Edhe pse ofertat mes veti kanë filluar, përfaqësuesit e partive politike pohojnë se pas zgjedhjeve do të vendosin se si do të jenë koalicionet për qeverisje.

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë thënë se Partia Demokratike në pushtet pas zgjedhjeve parlamentare duhet të shkoj në opozitë, ndërsa, nuk e kanë përjashtuar mundësin e koalicionit me ndonjë parti tjetër.

Lëvizja Vetëvendosje, si kriter të parë e kanë përputhjen programore dhe besimin e ndërsjellë gjë për të cilën vlerësojnë se me asnjërën nga partitë politike ekzistuese nuk e kanë.

Aleanca për Kosovë të Re, vlerëson se mund të punojnë me të gjitha subjektet politike në vend, kurse, Partia Demokratike e Kosovës, beson bindshëm që do të jenë fituese sërish dhe do të jenë ata që vendosin se me kë do të jetë në partneritet për qeverisje duke mos e përjashtuar asnjë subjekt. KosovaPress