Të gjitha reperet kundër Taynës, pse?!

Kohët e fundit janë bërë 'trend' të ashtuquajturit 'dissa' të artisteve ndaj njëra-tjetrës.

ShowBiz

23/11/2018 20:17

Tayna është rep-artistja e cila së fundi publikoi një projekt të ri, me të cilin sërish u ngjallen debate lidhur me “dissat”, shkruan lajmi.net.

Përmes një storie të përgatitur nga emisioni “Mirage”, mund të kuptoni kronologjikisht se si ndodhën këta ‘dissa’.

Për këto ‘thumbime’ përmes këngëve dhe vazhdimin e tyre edhe në një ‘luftë’ virtuale përmes rrjeteve sociale kanë folur në “Mirage” javë më parë Tayna, Fifi, Rina Balaj, Arta Memedi dhe Nikka.

Lidhur me këtë për “Mirage” ka folur edhe gazetari i njohur Nderim Neziri, i cili flet për Taynën dhe reperet e tjera.

Ndiqeni storien e mëposhtme për të mësuar detaje rreth asaj se përse të gjitha reperet janë kundër Taynës pas publikimit të këtyre projekteve të reja. /Lajmi.net/

YouTube player