Taylor Swift në mesin e femrave më me ndikim në botë!

Këngëtarja Taylor Swift gjendet në listën e femrave më me ndikim në botë, listë kjo të cilën çdo vit e publikon magazina ´Forbs´

ShowBiz

27/05/2015 15:00

Edhe pse është vetëm 25 vjeçe, Taylor gjendet në listën e femrave më me ndikim në botë, duke u bërë femra e parë e cila është në këtë listë në moshë kaq të re.

Karshi politikaneve, gazetareve dhe biznesmenëve gjenden edhe emra të skenës së showbiznesit.

Nga këta të fundit, normalisht edhe këtë vit është Beyonce, pas së cilës është Ellen Degeneres, Angelina Jolie dhe Sofia Vergara.

Taylor gjendet ne vendin e 65, por kjo nuk e zvogëlon suksesin e saj, duke marrë parasysh që ajo është vetëm 25 vjeçe.

Në vend të parë është kancelaria Angela Merkel. Lajmi.net