Taktika që deputetët e VV-së e përdorën për ta kontrabanduar gazin (Foto/Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Sali Salihu ka qenë ai i cili sot gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka hedhur dy herë gazë lotsjellës.

Lajme

10/03/2016 12:59

Por ai nuk ka futur gazin në sallë, të paktën jo herën e parë. Kameramani i lajmi.net, Bujar Tërstena ka xhiruar momentin  kur kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri i jep gazin në dorë deputetit Faton Topalli e ky më pas Sali Salihut i cili më edhe ndez gazin në sallë.

t

Opozita në tentim për ta penguar mbajnë  seancës së Kuvendit ka hedhur dy herë gaz lotsjellës, e për veç saj, kanë penguar fjalimet  e  deputetëve dhe duke përdorur laser si dhe duke krijuar zhurmë me goditje të tavolinës. Pas këtyre veprimeve ata kanë lëshuar seancën në tërësi./ lajmi.net

ty

YouTube player