Takohen Visar Ymeri e Behgjet Pacolli (Foto)

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe presidenti i Aleancës Kosova e Re, janë takuar sot në një kateteri të Prishtinës.

Lajme

27/07/2017 11:24

Ymeri e Pacolli mësohet se po diskutojnë për zhvillimet e fundit politike në vend, e sidomos për seancën e 3 gushtit ku do të konstituohet Kuvendi i ri.

Sipas deklaratave të të dy liderëve, ekziston një dakordancë që së bashku me LDK e Alternativën të bashkohen nëse krijohet mundësia pas, siç shpresojnë ata, dështimit të Haradinajt për krijimin e Qeverisë.

Ndërkaq, VV’ja e LAA gjithashtu kanë deklaruar se edhe në seancën e konstituimit do të ketë probleme nëse PAN’i propozon Kadri Veselin për në krye të Kuvendit. Ata e kundërshtojnë kryetarin e deritashëm, dhe kanë kërkuar nga PAN’i që të propozojnë një person të cilin do të mund ta votonin edhe ata.

Ndryshe, seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet ditën e 3 gushtit me fillim nga ora 10:00, e që i bie afër 2 muaj nga dita e zgjedhjeve.