Tajfuni që po e shkatërron Japoninë me erërat e forta

Tajfuni më i fortë në 25 vitet e fundit ka goditur ashpër Japoninë, duke detyruar një nga aeroportet më të mëdha të vendit të mbyllet dhe qindra fluturime të anulloheshin.

Bota

05/09/2018 17:40

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 160 persona janë plagosur që kur tajfuni goditi Japoninë të martën pasdite, më 4 shtator, duke sjellë erëra të forta dhe shi, sipas transmetuesit publik japonez NHK, transmeton lajmi.net.

Policia në Shiga tha për CNN se të paktën një njeri vdiq në Higashiomi City pasi depoja që po punonte u rrëzua.

Erërat rrëzuan ndërtesa dhe rrafshuan detin, duke fluturuar një cisternë 89 metërsh, Houunmaru, nga ankorimi i saj dhe duke e futur atë në urën që lidh aeroportin Kansai me kontinentin. /Lajmi.net/