Tahiri shprehet i gëzuar për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm

Deputeti nga radhët e AKR’së, Labinot Tahiri është shprehur i lumtur pas vendimit të partisë së tij për të shkarkuar Bejtush Gashin nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe emërimit të një ministri të ri, i cili vjen nga Ferizaj.

Lajme

15/10/2018 17:40

Tahiri gjithmonë është ankuar që në Qeverinë e Kosovës asnjë ministër nuk vjen nga komuna e Ferizajt.

E një kërkesë të tillë ia ka plotësuar partia e tij. Ekrem Mustafa do të jetë ministër i Brendshëm.

Mustafa është ministri i tretë që e ka drejtuar Ministrinë e Punëve të Brendshme prej që është formuar qeveria Haradinaj, në shtator të vitit 2017.

Shkrimi i plotë i Tahirit në FB: 

FERIZAJI YNË dhe i KOSOVËS URIME PËR MINISTRINË E JUAJ TË CILËN JU QYTETARË E KENI MERITUAR GJITHMONË DHE SOT E KENI✊????

AJO QË NUK U REALIZUA PËR 19 VITE U REALIZUA PËR MË PAK SE 11 MUAJ

URIME QYTETI YNË I DASHUR FERIZAJ!

Ferizaj, ti vlen shumë , më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.

Më mirë vonë se kurrë!

Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.

Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos qē Ferizaj të BËHET me MINISTËR.

05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.

Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.

Urime të gjithëve✊????????????????

Labinot Tahiri Ferizaj Kosove e Shqipërisë.