Uragani Irma e goditi vendin Florida Keys

Uragani Irma e ka goditur sot pjesën e ulët të vendit Florida Keys në Shtetet e Bashkuara dhe po lëvizë rrugës përgjatë Gjirit të Floridës, për në bregun e Meksikës, afër qendrave të banuara, siç janë Tampa dhe St. Petersburg.

Bota

10/09/2017 15:31

Qendra Kombëtare për Uragane e Shteteve të Bashkuara, tha se fuqia e stuhisë është intensifikuar dhe është klasifikuar në kategorinë 4, pak kohë pasi pjesa e stuhisë me erërat më të fuqishme, i sulmoi ishujt në Florida Keys, afro 25 kilometra në juglindje të lokalitetit, Key West.

Shpejtësia e erërave sot ishte edhe mbi 210 kilometra në orë.

Zyrtarët kanë raportuar dëme të mëdha përgjatë bregut qendror dhe verior të Kubës gjatë ditës së djeshme, ndërsa më së shumti është prekur rajoni, Ciego de Avila Province.