Shembet rruga, fshati Gjocaj i Junikut bllokohet pas reshjeve të shiut

Fshati Gjocaj i Junikut ka mbetur i bllokuar tërësisht pasi rruga është shembur si pasojë e reshjeve të shiut që nuk janë ndalur disa ditë.

Lajme

08/01/2021 20:20

Një zgjidhje e përkohshme është bërë me një rrugë alternative ndërsa nga komuna kanë thënë se po i kalkulojnë dëmet e shkaktuara, raporton RTK.

Njëri nga banorët e paktë të këtij fshati, Demë Gjocaj, thotë se asnjëherë nuk ka pasur rrëshqitje kaq të mëdha të cilat kanë shkaktuar dëme të jashtëzakonshme sidomos në pronat e tij bujqësore.

Komuna e Junikut ka formuar një komision i cili do të llogarisë dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit.

YouTube player