Pasagjerët bllokohen në aeroportin e Prishtinës, erërat pamundësojnë fluturimet

Nga mëngjesi i kësaj së premte nuk është realizuar asnjë aterim në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Lajme

06/01/2017 16:37

Kjo si pasojë e mungesës së dukshmërisë dhe erërave të forta, thonë në Zyrën për Media në aeroport.

Unidon Krasniqi ka thënë për klankosova.tv se megjithëse nuk ka pasur aterime, sot janë realizuar dy nisje nga Aeroporti i Prishtinës.

Krasniqi ka thënë se pista e aeroportit është pastruar nga bora.

Ai pohon se numri i pasagjerëve që kanë pasur të fluturojnë e që kanë mbetur brenda aeroportit është i madh.

Më tej thekson se mbetet të shihet nëse në orët në vijim mund të bëhet ndonjë aterim, njofton Klan Kosova.