Parashikime jo të mira për Euron

Kreu i Bankës Qendrore Evropiane, Mario Draghi, thotë të jetë i frikësuar se bashkimi monetar mund të bie në një “rreth vicioz” të deflacionit dhe Banka Evropiane është duke u përpjekur për të parandaluar një sasi të madhe parash.

Bota

22/12/2015 17:39

Megjithatë, së shpejti do të hiqet paralajmërimi i rrezikut.

Sipas përllogaritjeve të Bremer „Landesbank“ dhe Institutit të Ekonomisë Botërore nga Kiel, inflacioni do të rritet në vitin 2016, raportojnë mediat e huaja, përcjell albifo.ch.

Fed tani parashikon se shumë shpesh do të ndryshojnë normat e interesit vitin e ardhshëm. „Commerzbank“ gjermane pret që normat e interesit deri në fund të vitit 2016 të ndryshojnë tri here, duke mbërritur përfundimisht në 1.25 për qind.

Për krahasim, norma bazë e interesit në vendet e eurozonës është 0.05 për qind.

Në takimin e Bankës Qendrore Evropiane në fillim të dhjetorit, nuk është ulur në zero.

“Për aq sa është intensifikuar divergjenca, euro është nën presion të rritjes”, tregon analisti Volker Helmejer i Bremer-Landesbank.

Euro, e cila ishte pothuajse 1.4 dollarë në fillim të vitit 2014, ndërkohë ra në 1.08 dollarë, dhe sipas parashikimeve në vitin 2016 do të barazohet me dollarin. Kështu është besimi i përgjithshëm në mesin analistëve. Ka parashikimet të tjera se euro do të jetë më e ulët kundrejt dollarit.

Duke pasur parasysh eksportin e dobët, Shtetet e Bashkuara nuk kanë interes që euro të jetë dukshëm më e dobët apo më e fortë se dollari, kujton Helmejer.

Me fjalë të tjera, mundësia e Bankës Qendrore Evropiane për liberalizimin e mëtejshëm të politikës monetare është e kufizuar.